VIDEO/ Pamje të frikshme, futbollisti i Kombëtares bie në kokë dhe zëvendësohet në pjesën e parë të ndeshjes në Europë

VIDEO/ Pamje të frikshme, futbollisti i Kombëtares bie në kokë dhe zëvendësohet në pjesën e parë të ndeshjes në Europë

Nov 27, 2025 | 19:44






























Ivan Balliu duket se nuk po përjeton një moment të lumtur në kompeticionet europiane në këtë sezon. Pak javë më parë, pamjet e tij duke u përplasur publikisht me trajnerin e Rajo Vajekanos në pankinë bënë xhiron e rrjetit.

dfsafadfsadsad

Sot, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim që tronditi jo pak fillimisht shokët e skuadrës në momentin kur e panë duke u rrëzuar në tokë.

Në pjesën e parë të ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Slovan Bratislavës, Balliu po tentonte të kapte një top në ajër para pankinës. Por ndërhyrja e kundërshtarit bëri që ai të rrotullohej dhe të binte në mënyrë të frikshme me kokë në tokë duke mbetur i palëvizur në anë të fushës.

SHIH VIDEON

Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor i skuadrës, teksa Balliu më pas nisi të lëvizte mes dhimbjeve, ndërsa shokët e skuadrës ishin të alarmuar për disa çaste. Ai u zëvendësua menjëherë nga trajneri, ndërsa u dërgua në dhomat e zhveshjeve.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top