Nuk kanë fund makthet për Liverpulin, teksa mbrëmjen e sotme u mposht me rezultatin 0-3 në “Anfield” nga Kristal Palas, në duelin e vlefshëm për fazën e 1/8-ve të Carabao Cup.

Në këtë përballje trajneri Slot preferoi të aktivizonte një shumicë lojtarësh nga ekipi i të rinjve, teksa nga ekipi i parë u aktivizuan vetëm emra si Kieza, Mek Alister, Kërkez dhe Robertson.
Në duelet e tjera, Arsenali, Mançester Siti dhe Çelsi, nuk kanë falur, duke u kualifikuar për më tej. “Topçinjtë” mposhtën me rezultatin 2 me 0 Brajtonin, Siti triumfoi 1 me 3 ndaj Suonsit, ndërsa Çelsi triumfoi 3 me 4 ndaj Uolves. Në sfidën tjetër, Njukastëlli ia doli me shifrat 2 me 0 ndaj Totenhemit.

GOLAT E NDESHJEVE: VIDEO








