Napoli është fituesi i Superkupës së Italisë, pasi ka mundur në finale me rezultatin 2-0 skuadrën e Bolonjës.

Kampionët në fuqi të Italisë mundën fituesin në fuqi të Kupës në ndeshjen e luajtur në Riad të Arabisë Saudite, përballë një interesimi të vakët të vendasve, në atë që mund të jetë edicioni i fundit që luhet me këtë format i cili nuk po rezulton i suksesshëm.
Ndeshjen e vendosi ylli i napolitaneve, David Neres, i cili shënoi nga një gol në secilën pjesë loje, për të vulosur fatin e duelit dhe për t’i dhënë trofeun e dytë të këtij viti Napolit.
NAPOLI-BOLONJA 2-0
39′, 57′ Neres
Goli i Neres (VIDEO)
Goli i dytë i Neres (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
NAPOLI (3-4-3): Milinkoviç-Saviç; Di Lorenco, Rrahmani, Zhuan Zhezus; Politano, Lobotka, MekTominej, Spinaczola; Neres, Hojlund, Elmas
Trajner: Antonio Konte
BOLONJA (4-2-3-1): Ravalja; Holm, Hegem, Lukumi, Miranda; Pobega, Ferguson; Orsolini, Odgard, Kambiagi; Kastro.
Trajner: Vinçenco Italiano
PANORAMASPORT.AL








