Skuadra e Napolit ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në fushën e Romës, për t’u kthyer në kreun e Serisë A, me pikë të barabarta me Milanin.

Ekip i Antonio Kontes ka triumfuar me rezultatin minimal 1-0 ndaj kryeqytetasve, me ndeshjen e zgjidhur në pjesën e parë nga kundërsulmi perfekt i David Neres. Roma tentoi në të gjitha mënyrat të shënonte në pjesën e dytë, ku iu afrua më shumë portës, por shpërdoroi para Milinkoviç-Saviç.
Kësisoj, Napoli ngjitet në kuotën e 28 pikëve, po aq sa Milani, teksa Roma mbetet me një pikë më pak, po aq sa Interi, në një luftë për titullin kampion që duket se do të jetë më e ndezur se të gjitha edicionet e mëparshme.
ROMA-NAPOLI 0-1
36′ David Neres
Goli i David Neres (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE
ROMA (3-4-2-1): Svilar; Mançini, Ndika, Hermozo; Çelik, Kone, Kristante, Ueslei; Sule, Pelegrini; Ferguson.
Trajner: Xhampiero Gasperini
NAPOLI (3-4-2-1): Milinkoviç-Saviç; Beukema, Rrahmani, Buonxhorno; Di Lorenco, Lobotka, MekTominej, Olivera; Neres, Lang; Hojlund.
Trajner: Antonio Konte
PANORAMASPORT.AL








