Mungesa e emrit të trajnerit Ilir Daja në garën për “Trajnerin e vitit” në mbrëmjen gala të organizuar nga FSHF, ka ngjallur shumë habi gjatë këtyre ditëve, pasi tekniku ka qenë fitues trofesh dhe ka bërë gjithçka mirë me Dinamon duke e kthyer përsëri në nivelet më të larta.

Por për këtë mungesë, ka qenë vetë trajneri që ka saktësuar se ka qenë një vendim i tij për të mos qenë i pranishëm në një spektakël të tillë.
“Ju e dini që kam një profil të ulët në raport me median dhe spektaklet. Ka qenë një vendim i imi dhe arsyet nuk kam pse i them. Kështu që… ka qenë një vendim i imi që të mos marr pjesë në këtë event”, shpjegoi Daja për RTSH.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL








