VIDEO/ Muçi mahnit tifozët! I shënon supergol Beshiktashit, fantazisti i Kombëtares shtang ish-ekipin

VIDEO/ Muçi mahnit tifozët! I shënon supergol Beshiktashit, fantazisti i Kombëtares shtang ish-ekipin

Dec 14, 2025 | 18:44






























Ernest Muçi ka shënuar një tjetër gol fantastik për Trabzonsporin. Ishte minuta e 25-të, kur futbollisti i Kombëtares ngushtoi shifrat ndaj Beshiktashit. Trabzonspori po mposhtet me rezultatin 1-2. 

bandicam 2025-12-14 18-29-15-016

Goli i Muçit është i gjashti në katër ndeshjet e fundit. Padyshim që është edhe lojtari i momentit për Trabzonsporin në Superligën turke.

Stadiumi shpërtheu me tifozët e Trabzonsporit, që u treguan të papërmbajtshëm. Këtë herë ishte një gol përballë ish-ekipit për Muçin, që edhe pse aktivizohet në mesfushë po bën rolin e bomberit.

Vetëm në katër ndeshjet e fundit, Muçi ia doli të tregojë veten. Më parë po kalonte një periudhë pa hapësira edhe te Trabzonspori.

Goli i Ernest Muçit: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top