Ndeshja e sotme mes Torinos dhe Komos mund t’i dhuronte Kristjan Asllanit kënaqësinë e golit të parë në Serinë A me fanellën e torinezëve, të cilëve iu bashkua gjatë kësaj vere.

Futbollisti shqiptar provoi dy herë gjatë pjesës së parë me gjuajtje nga jashtë zonës, por nuk ia doli të gjente portën e Komos. Në fund të këtij fraksioni loje, kur për Torinon u dha në penallti, ai shkoi dhe diskutoi me Nikola Vlashiç i cili kishte marrë topin. Por në fund ishte kroati që qëndroi te pika e bardhë dhe gjuajti saktësisht duke e realizuar penalltinë për të barazuar përkohësisht shifrat në 1-1.
Vetë Vlashiç ka shpjeguar pas ndeshjes se Asllani kishte kërkuar që të gjuante ai penalltinë. “Jam unë gjuajtësi i penalltive, trajneri apo ndonjë pjesëtar i stafit e ka shkruar edhe në dhomat e zhveshjeve. Ai dëshironte të gjuante por meqë unë shënoj gjithmonë me penallti, e gjuajta unë”, tha kroati.
Gjithsesi, mes të dyve nuk ka pasur asnjë lloj nervozizmi rreth këtij episodi, pasi Asllani ishte pikërisht i pari që shkoi dhe përgëzoi mesfushorin pas golit të realizuar andaj Komos.
SHIH VIDEON
PANORAMASPORT.AL








