Mbrëmje historike për Kosovën, që mposhti bindshëm 2 me 0 Slloveninë, duke siguruar “play-off”-in për në Botërorin 2026.

Goli fantastik i Fisnik Asllanit në minutën e 6-të dhe autogoli i çuditshëm i vendasve në minutën e 64-t, çoi peshë zemrat e “Dardanëve”.
Kosova nuk e kishte mposhtur kurrë Slloveninë më parë (1 barazim, 2 humbje),
Kjo fitore e madhe në kualifikueset e Kupës së Botës 2026 e vendos skuadrën e Franko Fodës në pozitë të artë për të marrë pjesë në spektaklin e vitit të ardhshëm në Amerikën e Veriut, përpara play-off-eve që do të luhen mars.
Ndërkohë, shpresat e Sllovenisë për pjesëmarrjen në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 2010 janë shuar, pasi nuk arritën të fitonin asnjë prej pesë ndeshjeve kualifikuese (3 barazime, 2 humbje). Në ndeshjen e fundit të grupit, Kosova do të përballet me Zvicrën, ndërsa Sllovenia me Suedinë. Duele këto që duket se do të vlejnë sa për statistikë.
FT SLLOVENI-KOSOVË 0-2
Asllani 6′, Karniçnik 64′ (autogol)
NGJARJET KRYESORE
Mbyllet sfida!
80′ Oblak sërish protagonist, kësaj here ndal me këmbë gjuajtjen e Hoxhës brenda zonës. (VIDEO)
79′ Kosova “flirton” me golin e tretë me dyshen Gallapeni-Muslija, por fati nuk është me ta në këto momente. (VIDEO)
64′ GOOOOL KOSOVA 0-2/ Sërish në festë “Dardanët”, autogoli i çuditshëm i Karniçnik nga jashtë zonës. (VIDEO)
62′ Pritje spektakolare e Oblak, i mohon golin Muslijës. Pranë golit të dytë Kosova. (VIDEO)
54′ U aktivuza në pjesën e dytë, Stojanoviç, ndëshkohet me dy kartonë të verdhë në harkun e 6 minutave dhe lë vendasit me 10 lojtarë. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë.
Mbyllet pjesa e parë!
29′ Fantastik portieri Amir Shaipi që bën një pritje shpëtimtare, duke i mohuar golin e barazimit futbollistit Horvat. (VIDEO)
16′ Pranë golit të dytë Kosova me Asllanin, i cili devijon me kokë gjuajtjen e Vojvodës, por i vëmendshëm Oblak, që largon rrezikun në këndore. (VIDEO)
12′ Kundërpërgjigjen sllovenët me Vipotnik, por tentativa e tij me kokë brenda zonës shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
6′ GOOOOOL KOSOVA 0-1/ Çmenden në festë “Dardanët”, Fisnik Asllani kalon në avantazh përfaqësuesen e Fodës. Fantastik sulmuesi i cili është pjesë e Hofenhejmit. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL








