Real Madrid është rikthyer në vendin e parë të La Liga-s falë një fitoreje të ngushtë 1-0 ndaj Getafes në “Estadio Coliseum”, duke regjistruar kështu fitoren e tetë radhazi në përballjet direkte me këtë skuadër.

Skuadra e Ksabi Alonsos e kishte nisur shumë mirë sezonin, me shtatë fitore në tetë ndeshjet e para, dhe kërkonte të vazhdonte marshimin drejt rikthimit të titullit kampion. Megjithatë, pjesa e parë rezultoi e vështirë për “Los Blancos”, që u përballën me një mbrojtje të fortë nga vendasit.
Momenti vendimtar i ndeshjes erdhi rreth minutës së 80-të. Vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë, Alan Nyom u ndëshkua me karton të kuq direkt për goditje ndaj Viniciusit pa top. Dhe menjëherë pas kësaj, Mbape përfitoi duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes, me një goditje të fuqishme nga afër që, megjithëse Soria preku topin, përfundoi në rrjetë.
Në fund, Getafe mbeti me nëntë lojtarë, pasi Aleks mori kartonin e dytë të verdhë për një tjetër faull ndaj Vinicius, duke vulosur fitoren e Realit.
Me këtë rezultat, Real Madrid ngjitet sërish në krye të La Liga-s me dy pikë avantazh, ndërsa Getafe mbetet në mesin e tabelës, pesë pikë mbi zonën e rënies pas javës së nëntë të kampionatit. Në duelin e radhës, Reali do të përballet me Barcelonën, në një “El Clasico” magjik.
FT GETAFE-REAL MADRID 0-1
GOLI I MBAPE: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
GETAFE (4-5-1): Soria; Iglesias, Duarte, Djene, Rico; Femenia, Martin, Mija, Arambari, Sancris; Liso.
Trajner: Hoze Bordalas
REAL MADRID (4-3-3): Kurtua; Valverde, Militao, Alaba, Karreras; Kamavinga, Tçuameni, Bellingam; Mastantuono, Mbape, Rodrigo.
Trajner: Çabi Alonso
PANORAMASPORT.AL








