VIDEO/ Luis Diaz bëhet “engjëll dhe djall”, Bajerni merr fitore dramatike në fushën e PSG-së

VIDEO/ Luis Diaz bëhet “engjëll dhe djall”, Bajerni merr fitore dramatike në fushën e PSG-së

Nov 4, 2025 | 23:00






























Bajern Mynih ka marrë një fitore të rëndësishme me shifrat 2-1 përballë PSG-së në duelin e javës së katërt në Ligën e Kampioneve në një ndeshje emocionuese deri në sekondën e fundit të saj.
GFHJ

Protagonisti absolut i pjesës së parë ishte Luis Diaz, i cili shënoi dy herë në portën e parisienëve, duke përfituar nga përgjumjet e prapavijës së vendasve të cilët rrezikuan të pësonin edhe gola të tjerë. Por në fund të fraksionit të parë të lojës, një ndërhyrje e tij ndaj Hakimit, solli të kuqin për sulmuesin, duke bërë që Bajerni të përballonte pjesën e dytë me 10 lojtarë.

PSG u hodhe me të gjitha forcat në sulm, duke tentuar të përmbyste situatën. Francezët shkurtuan diferencën me anë të Zhoao Neves dhe iu afruan disa herë portës kundërshtare. Por Nojer ishte i pakalueshëm deri në fund, duke mbrojtur këtë fitore të rëndësishme për ekipin e tij.

NGJARJET KRYESORE

PSG-BAJERN MYNIH 1-2

74′ Zhoao Neves / 4′, 32′ Luis Diaz

NGJARJET KRYESORE

90’+6’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Bajernit.

90’ Gjuajtje interesante e Li, sfera shkon jashtë në të djathtë të Nojer. (VIDEO)

86’ Vitinja lëshon gjuajtjen e radhës nga jashtë zonës, Nojer është në pozicion dhe pret. (VIDEO)

81’ Harkim perfekt për Zhoao Neves në zonë dhe gjuajtje me kokë thuajse e tillë nga futbollisti i cili sheh këtë herë topin të shkojë jashtë ngjitur me shtyllën. (VIDEO)

78’ Nojer shpëton Bajernin kur pas një gjuajtje nga e djathta të Zair-Emeri, ia del të devijojë dhe ndalë sferën. (VIDEO)

74’ GOOOL PSG! Rihapet ndeshja pasi një harkim në zonë nga e djathta kthehen në rrjetë me një goditje spektakolare nga Zhoao Neves. (VIDEO)

69’ Zbritje e Bajernit në anën tjetër, Olize gjuan por gjen ne pozicion Shevalje. (VIDEO)

68’ Vitinja provon me një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, Nojer grushton sferën. (VIDEO)

65’ Kvaratskhelia tenton të befasojë Nojer me një gjuajtje të shpejtë, portieri pret pa vështirësi. (VIDEO)

54’ Nunjo Mendes harkon në zonë për Barkola i cili nuk godet si duhet topin dhe shpërdoron një mundësi të mirë shënimi.

46’ Pjesa e dytë nis me Bishof në vend të Gnabri te Bajern Mynih.

45’+9’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+8’ Kejn shfaqet në të djathtën e sulmit dhe lëshon një gjuajte të fortë që ndalet nga Shevalje. (VIDEO)

45’+7’ Karton i kuq për Luis Diaz! Autori i dy golave  ndërhyn ndaj Hakimit dhe mbrojtësi del i dëmtuar nga fusha. Gjyqtari i jep të verdhë dhe pastaj ftohet nga VAR të shohë pamjet, duke i treguar të kuqin sulmuesit. (VIDEO)

45’+1’ Aksion i rrufeshëm i bavarezëve, Gnabri pason për Kimish i cili gjuan por nuk gjen portën me diagonalen e tij. (VIDEO)

43’ Fabian Ruiz tenton nga jashtë zonës, sfera shkon shumë lart mbi traversë.

38’ Gjuajtje e Hakimit nga e djathta, sfera shkon në duart e Nojer.

32’ GOOOL BAJERN MYNIH! Luis Diaz i vjedh topin Markinjos dhe para portës nuk gabon duke shënuar golin e dytë. (VIDEO)

31’ Situata zhvendoset në anën tjetër ku Gnabri mposht Shevalie me gjuajtjen e tij, por topi përplaset në të dy shtyllat e del nga katërkëndori. (VIDEO)

30’ Barkola shfaqet para Nojer në të majtën, gjuajtja e tij ndalet nga portieri. (VIDEO)

26’ Dembele i dëmtuar i lë menjëherë vendin në fushë Kang-in Li.

22’-24’ Dembele gjen rrugën e rrjetës me një devijim me gjoks në zonë, por goli anulohet pas rishikimit me VAR për pozicion jashtë loje të sulmuesit.  (VIDEO)

17’ Pavloviç tenton nga jashtë zonës, një devijim nxjerr jashtë loje Shevalie, por njëkohësisht çon sferën jashtë portës. (VIDEO)

4’ GOOOL BAJERN MYNIH! Olise gjuan e gjen përgjigjen e Shevalie, Luis Diaz i vëmendshëm ndjek aksionin dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

1′ Nis dueli në Paris.

FORMACIONET ZYRTARE

haaa

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top