VIDEO- “Kosova, realitet i pakthyeshëm”- Presidenti Begaj fjalim në Parlament: Vendi ecën me hapa të sigurt drejt të ardhmes! Ish-krerët e UÇK përballen me akuza të montuara


VIDEO- “Kosova, realitet i pakthyeshëm”- Presidenti Begaj fjalim në Parlament: Vendi ecën me hapa të sigurt drejt të ardhmes! Ish-krerët e UÇK përballen me akuza të montuara

Feb 17, 2026 | 11:03































Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj mbajti një fjalim përshëndetës në Parlamentin e Kosovës, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë. Në fjalën e tij, Begaj vlerësoi të gjithë figurat që kanë kontribuar në lirinë e Kosovës.

Begaj theksoi se në këtë përvjetor, Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm.

Sipas tij është një vend ku tashmë funksionon dhe frymëzon liria, ndërsa theksoi se Kosova është një shtet i ri, por me rrënjë të thella sakrificash.

“Në jetën e një shteti ky përvjetor është dëshmia se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, shtet sovran. Sot Kosova është vendi ku liria funksionon dhe frymëzon. Kosova është shtet i ri në vite, por me rrënjë të thella sakrificash.  Ajo ecën me hapa të sigurt drejt të ardhmes”, tha Kreu i Shtetit shqiptar.

Begaj u ndal edhe tek procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish krerëve të UÇK-së, që siç tha ai po përballem e akuza të montuara.

“Sot mendimi ynë është edhe me ata që po përballen me një betejë të vështirë dhe vendimtare në Hagë. Historia e Kosovës, nuk mund të kuptohet dhe të shkruhet pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkudhëtareve të tjerë. Ata që dje udhëhoqën popullin drejt lirisë, sot po përballen padrejtësisht me akuza të montuara në Gjykatën Ndërkombëtare, duke na bërë tëe gjithëve të fyer, të paragjykuar dhe të akuzuar”, tha ndër të tjera Begaj.

Presidenti Begaj garantoi Kosovën se Shqipëria do të mbështesë dhe do të jetë në krah të saj në çdo rrugëtim euroatlantik.

© Panorama.al



Te lidhura

















Source link

Scroll to Top