Tirana vendosi të largohet nga fusha e blertë sot, pikërisht në minutën e 77-të. Elbasani sapo kishte shënuar me penallti duke vendosur baraspeshën 1 me 1.

Te Tirana nuk ishin dakord. Trajneri Nuhiu përsëriti kërkesën, për të braktisur ndeshjen siç ndodhi në Durrës.
Po ashtu gjatë kësaj kohe u panë edhe ofendime ndaj gjyqtarit Laver Alla. Sipas bardhebluve, penalltia nuk ishte.
“Panorama Sport” iu sjell momentet ku u vendos për braktisjen e ndeshjes. Tirana u rikthye disa minuta më vonë.
Kaosi: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








