Sfida mes Korabit dhe Luftëtarit në Peshkopi u mbyll me probleme në pjesën e parë. Gjyqtari Indrit Myrtja akordoi një penallti për Korabin në limitet e kohës së rregullt, ndërsa te Luftëtari protestuan.

Nga stoli madje u sinjalizua disa herë që ekipi të tërhiqej nga fusha e blertë. Kjo situatë solli edhe përplasjen e dy lojtarëve të Luftëtarit.
Në fund situata u qetësua. Nga penalltia nuk gaboi Marku për Korabin, që i dha avantazhin skuadrës së tij.
Sfida është e vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë së Parë. Luftëtari po kalon periudhë të vështirë, ndërsa ndodhet në zonën e ftohtë.
Penalltia e akorduar dhe përplasja mes dy lojtarëve të Luftëtarit: (VIDEO)
Rikthimi në fushë: (VIDEO)
Goli i Korabit me penallti: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








