VIDEO/ Interi “shfryn” në Kupë, zikaltrit “përmbytin” me 5 gola Venecian

VIDEO/ Interi “shfryn” në Kupë, zikaltrit “përmbytin” me 5 gola Venecian

Dec 3, 2025 | 23:01






























Interi nuk fal, teksa mposht me rezultatin 5 me 1 Venecian, në duelin e zhvilluar në “San Siro”, të vlefshëm për raundin e të 16-tave të Kupës së Italisë.

G7RmKj6WMAAJ8cp

Zikaltrit e Kristian Kivu, e dominuan takimin nga fillimi deri në fund. Për golin që do të zhbllokonte sfidën mendoi Diouf në minutën e 18-të, i cili shënoi për herë të parë me fanellën zikaltër, ndërkohë që Espozito në minutën e 20-të dhe Turam në minutën e 34-t, ngritën shifrat në 3 me 0.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e trefishtë të interistëve, teksa Turam do të kompletonte dopietën personale në minutën e 51-të. Golin e nderit miqtë e shënuan me Sagradon në minutën e 66-të, teksa shifrat 5 me 1 do t’i vuloste Boni në minutën e 75-të. Në raundin e ardhshëm, Interi do të përballet me fituesin e çiftit Roma-Torino.

FT INTER-VENECIA 5-1 

Diouf 18′, Espozito 20′, Turam 34′, 51′, Boni 75′ / Sagrado 67′

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE:

INTER-VENECIA

FORMACIONET

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top