Interi i ka dhënë një sinjal të qartë Komos se nuk është ende gati që të përballet në ndeshje të hapur me emrat e mëdhenj të futbollit italian, pavarësisht progresit të dukshëm që ka bërë skuadra e Fabregas në vitin e fundit.

Zikaltërit kanë fituar me shifrat 4-0 në “San Siro” në një ndeshje ku befasuan miqtë me mintua të parë me presing të vrullshëm, nga i cili erdhi edhe avantazhi me Lautaro Martinez.
Golat e tjerë më pas u shënuan në pjesën e dytë, kur Interi gjeti më shumë hapësira për zbritjet e shpejta me anë të Turam, Çalhanollu dhe Karlos Augusto, për të nënshtruar një skuadër e cila kishte shfaqur ambicie që të bëhej pjesë e ekipeve që luftonin për Europën.
Fitorja 4-0 i jep një shtysë të rëndësishme zikaltërve për kampionatin, teksa shohin vetën për momentin në vendin e parë në renditje.
INTER 4-0 KOMO
11′ Lautaro, 60′ Thuram, 80’ Çalhanollu, 86′ Karlos Augusto
Goli i Lautaros: (VIDEO)
Goli i Thuram: (VIDEO)
Goli i Çalhanollu (VIDEO)
Goli i Karlos Augusto (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
Inter – Komo

PANORAMASPORT.AL








