Lacio e Elseid Hysajt mposhti me rezultatin 2 me 0 Kaljarin në duelin e vlefshëm për javë e 10-të të Serisë A italiane, Të kaltrit e trajnerit Mauricio Sarrit, iu falën dy golave në pjesën e dytë. Fillimisht ishte Isaksen që shënoi në minutën e 66-të, ndërkohë që për të vulosur sfidën mendoi Zakanji në minutën 90+1.

Kjo ishte fitorja e katërt në kampionat për Lacion, që ka arritur të sigurojë 15 pikë, ndërkohë në krahun tjetër, Kaljari mban vendin e 14-të me 9 pikë.
Për sa i përket mbrojtësit të Kombëtares, Elseid Hysaj, ai e ndoqi takimin nga stoli, teksa nuk u preferua nga trajneri Sarri.
Duelin e radhës Lacio e luan në transfertë ndaj Interit, ndërsa Kaljari do të udhëtojë drejt Komos.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL








