VIDEO/ Hansi Flik i papërmbajtshëm te goli i fitores, gjest antisportiv edhe pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq

VIDEO/ Hansi Flik i papërmbajtshëm te goli i fitores, gjest antisportiv edhe pasi ishte ndëshkuar me karton të kuq

Oct 18, 2025 | 22:42






























Hansi Flik do të mungojë në “El Clasico” ndaj Real Madrid në javën e ardhshme, pasi ka mbyllur me karton të kuq sfidën e sotme kundër Zhironës.

asdasdadsasdasdadsdasad

Trajneri protestoi kundër gjyqtarit në fundin e ndeshjes dhe u nxor nga ky i fundit me karton të kuq. Kësisoj, gjermani nuk ishte në pankinë kur erdhi goli i fitores 2-1 të katalanasve, me Arauhon i cili dërgoi sferën në rrjetë në shtesën e ndeshjes.

Megjithatë, ai festoi si i çmendur në kufijtë e fushës me gjeste antisportive, drejtuar nga fusha e lojës. Gjeste të cilat do i kushtonin shtrenjtë nëse gjyqtari Zhil Manzano do i kishte përfshirë në protokollin e sfidës.

Por mediat spanjolle bëjnë të ditur se ai ka anashkaluar këto gjeste të Flik, duke i kursyer atij një dënim që mund të shkonte deri në 6 javë pezullim.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top