Inter Majemi e vazhdon rrugëtimin për titullin kampion në MLS. Skuadra e udhëhequr nga Leo Mesi fitoi 0-4 përballë Cincinatit në çerekfinale.
Leo Mesi shënoi golin e parë të sfidës në pjesën e parë, pikërisht me kokë si rrallëherë. Më pas u përfshi te tre golat u tjerë, duke vulosur fatin e gjithë takimit.
Sfida me Nju Jork Siti është programuar më 29 nëntor, prej orës 22:00. Inter Majemi po synon titullin kampion për herë të parë në historinë e tij.
PANORAMASPORT.AL









