VIDEO/ Gjyqtari ndërpret derbin e zjarrtë dhe lë fushën e blertë, skena të pazakonta në La Liga. Lojtarët nuk pranojnë vendimin

VIDEO/ Gjyqtari ndërpret derbin e zjarrtë dhe lë fushën e blertë, skena të pazakonta në La Liga. Lojtarët nuk pranojnë vendimin

Nov 30, 2025 | 18:53






























Sfida mes Seviljas dhe Real Betis është ndërprerë, pikërisht në minutën e 87-të. Gjyqtari Hose Luis Munuera Montero mori këtë vendim në derbin e zjarrtë të La Liga, pas sendeve të hedhura në fushë nga tifozët. 

bandicam 2025-11-30 18-08-19-788

Sevilja po bëhej gati për të ekzekutuar goditjen e këndit, kur disa shishe përfunduan te portieri i Betis. Ky episod bëri që arbitri spanjoll të ndërpriste ndeshjen.

Vetë ekipet po qëndronin në fushë, ndërsa gjyqtari vendosi të tërhiqej. Pas disa minutave pritje, lojtarët iu bashkuan në dhomat e zhveshjes.

Nga dhomat e zhveshjes, gjyqtari duket se ndryshoi vendim. Kjo pasi ekipet u kthyen më pas me të për të mbyllur minutat e mbetura.

Episodi me ndërprerjen e ndeshjes: (VIDEO) + (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top