VIDEO/ Gjermanët bënë terror në “Camp Nou”, tifozët tentuan të thyenin barrierat dhe gjuajtën me birrë katalanasit

VIDEO/ Gjermanët bënë terror në “Camp Nou”, tifozët tentuan të thyenin barrierat dhe gjuajtën me birrë katalanasit

Dec 10, 2025 | 14:05






























Barcelona u kthye për herë të parë pas 3 vitesh të lunte në Ligën e Kampioneve në stadiumin e saj mitik, “Camp Nou”, në përballjen ndaj Eintraht Frakfurt të cilin e mposhti me shifrat 2-1. Dhe stadiumi i rikonstruktuar duket se kaloi edhe një nga testet kryesore, atë të huliganëve.

dddssddd

Në pjesën e dytë të ndeshjes, pasi Barcelona përmbysi shifrat brenda pak minutash, tifozët e Eintraht ndezën atmosferën në mënyrën e tyre. Të vendosur në sektorin e miqve, të ndarë me barriera plastike, ata tentuan që t’i thyenin ato në çdo mënyrë, pa sukses.

Më pas ata ndezën fishekzjarrë dhe hodhën birra mbi tifozët katalanas që ishin në sektorin para tyre, duke krijuar minuta të mirëfillta kaosi në stadium.

SHIH VIDEON

Për fat të mirë, kjo ishte e gjitha dhe nuk pat përplasje apo të lënduar mes tifozëve të të dy palëve.

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top