Dy ndeshjet e para të mbrëmjes në Ligën e Kampioneve kanë dhuruar rezultate shumë interesante, pasi të dyja ishin të paparashikuara.

Gallatasaraj është mundur në shtëpi nga Union SG me belgët që shënuan në pjesën e parë dhe pastaj u mbrojtën mirë, duke marrë tre pikë të rëndësishme që i kthejnë në garë për kualifikimin e mëtejshëm. Ndërsa ekipi turk pësoi një humbje që i heq mundësinë për të qenë në “tavolinën e të mëdhenjve” në renditje.
Ndërkaq, Benfika e Zhoze Murinjos doli nga kriza me fitoren e parë të edicionit, duke i regjistruar humbjen e pestë në po aq ndeshje Ajaksit, që duket hija e vetvetes. Kështu, portugezët i mbijetojnë të paktën edhe për një tjetër raund eliminimit, ndërsa vetëm ndonjë mrekulli shmang eliminimin thuajse të sigurt të holandezëve.
REZULTATET
AJAKS-BENFIKA 0-2
6′ Dahl, 90′ Barreiro
Goli i Dahl (VIDEO)
Goli i Barreiro (VIDEO)
GALLATASARAJ-UNION SG 0-1
58′ Dejvid
Goli i Dejvid (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
AJAKS-BENFIKA

GALLATASARAI-UNION SG

PANORAMASPORT.AL








