VIDEO/ Gafë e pabesueshme e gjyqtarit në Serinë A, u kërkon falje menjëherë lojtarëve të çuditur se kishte harruar rregulloren

VIDEO/ Gafë e pabesueshme e gjyqtarit në Serinë A, u kërkon falje menjëherë lojtarëve të çuditur se kishte harruar rregulloren

Dec 21, 2025 | 20:18






























Ndeshja mes Lacios dhe Kremonezes në Serinë A ka dhuruar një moment shumë të pazakontë me protagonist gjyqtarin e njohur italian Luka Paireto, i cili mban edhe stemën e FIFA-s.

gjyqtari lacio

Në minutën e 9-të të pjesës së dytë, Lacio do të luante një rivënie fundore nga porta e saj dhe portieri Provedel vendosi të luante topin e gjatë duke u kërkuar futbollistëve të ekipit që të dilnin para.

Ai shkelmoi topin dhe i pari që preku atë me kokë, ishte Kastejanos, i cili vinte nga pas shpinës së mbrojtjes se Kremonezes.

Në atë moment, vijërojtësi çoi flamurin për pozicion jashtë loje dhe gjyqtari Paireto vërshëlleu një të tillë, duke harruar plotësisht rregulloren, pasi nuk ka një shkelje kur bëhet rivënie fundore.

Lojtarët e çuditur e rrethuan menjëherë duke i kërkuar shpjegime dhe Paireto kuptoi gabimin që kishte bërë, duke çuar duart lart e kërkuar falje.

Gjithsesi, ai u detyrua që të rifillonte lojën me një top të diskutueshëm, meqë kishte ndalur rrjedhën normale të saj.

SHIH VIDEON

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top