Barcelona mundi 2-1 Alavesh sot por pas përfundimit të ndeshjes, në rrjete sociale ajo që filloi të shpërndahej me shpejtësi ishte një video që tregonte momente që nuk ishin parë ndonjëherë. Hansi Flik ishte i ulur në pankinë, thuajse në lot, ndërsa braziliani Rafinja pranë tij i fliste, me teknikun që tunde kokën me mosbesim.

Për shumëkënd, këto pamje tregonin se si Flik ishte i zhgënjyer plotësisht me atë që kishte parë nga ekipi i tij, i cili duket i shpërbërë dhe pavarësisht fitores, nuk po ndjek urdhrat e tij.
SHIH VIDEON
Këtë në fakt në mënyrë indirekte e pranoi pas ndeshjes edhe vetë Rafinja, teksa foli për momentin në fjalë, pa hyrë në detaje. “Trajneri ndjente se mund të bënim shumë më shumë në fushë”, tha fillimisht ai.
“SI futbollistë, edhe ne e dimë që mund të bëjmë më mirë. Ndjesia që ka ai është se ekipi nuk po luan në versionin më të mirë, edhe unë gjithashtu mendoj se nuk jemi në versionin tonë më të mirë dhe duhet të përmirësohemi shumë. Gjëja e rëndësishme sot ishte të merrnim një fitore. Gjërat e këqija që po bëjmë, kemi kohë për t’i rregulluar”, tha Rafinja para mediave.
PANORAMASPORT.AL








