Mançester Siti siguroi fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha kompeticionet, duke u kualifikuar në gjysmëfinalet e Carabao Cup pas një fitoreje të qetë 2-0 në shtëpi ndaj Brentfordit.

Siti e menaxhoi ndeshjen pa shumë vështirësi, duke mbajtur gjallë shpresat për ta fituar këtë kompeticion për herë të nëntë.
Nga ana tjetër, Brentford ka tani pesë humbje radhazi në transfertë duke dështuar të shënojë në katër prej tyre dhe përballet me një udhëtim të rëndësishëm në Premier League këtë të shtunë ndaj Uolves, që ndodhet në fund të tabelës.
Çerki në minutën e 32-të dhe Savinjo, ishin autorët e golave për skuadrën e Pep Guardiolës.
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
PANORAMASPORT.AL








