Milani mposhti Romën me rezultatin 1 me 0 në duelin e zhvilluar në “San Siro” që i pati të gjitha. Një fitore karakteri për kuqezinjtë e Alegrit, që tashmë e shohin veten 1 pikë larg kryesuesve të Napolit.

Goli i serbit Pavloviç i dhuroi 3 pikët e arta kuqezinjve, teksa në minutën e 82-të, portieri francez Majk Menja, u shndërrua në një hero të vërtetë duke i pritur penalltinë Dibalës.
Kjo ishte fitorja e 6-të në 10 javë për Milanin si dhe humbja e tretë për Romën. Në duelin e radhës skuadra e Alegrit do të përballet me Parmën në transfertë, teksa Roma pret Udinezen në kryeqytet.
FT MILAN-ROMA 1-0
Pavloviç 39′
KOMENTI LIVE:
82′ Fantastik Majk Menja, që i pret penalltinë Paolo Dibalës. Fantastik portieri i kuqezinjve. (VIDEO)
80′ Fofana prek topin me dorë brenda zonës, për gjyqtarin nuk ka dyshime, penallti për Romën. (VIDEO)
68′ E pabesueshme çfarë humbet Leao me portën e boshatisur, Hermoso bën heroin dhe largon topin mbi vijën fatale. (VIDEO)
50′ Shtylla i vjen në ndihmë Romës, Nkunku nuk shtyn dot topin në rrjetë shumë pranë vijës fatale. (VIDEO)
49′ Leao provon me të majtën, por tentativa e tij ndalet nga portieri Svilar që bën heroin. (VIDEO)
47′ Sërish rrezikshëm Milani, kësaj here ishte Fofana, por gjuajtja e tij u ndal nga Svilar. (VIDEO)
46′ Riçi provon nga distanca, tentativa e tij fluturimthi shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
Mbyllet pjesa e parë!
44′ E pabesueshme çfarë humbet Fofana. Nuk iu besojnë syve kuqezinjtë. Milanistët “flirtojnë” me golin e dytë. (VIDEO)
39′ GOOOL MILAN 1-0/ Kuqezinjtë shënojnë me gjuajtjen e parë në kuadrat. Serbi Pavloviç, shënon pas asistit të Leaos, duke mposhtur patriotin e tij Svilar. Në festë milanistët. (VIDEO)
17′ Çfarë shansi për Paolo Dibalën, tentativa e tij me të majtën shkon ngjitur me shtyllën. Me fat Milani. (VIDEO)
10′ Ndika “flirton” me golin e avantazhit, tentativa e tij me kokë shkon ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
7′ Sërish rrezikshëm Roma me El Anauin, por gjuajtja e tij ishte qendrore duke u ndalur nga Menja. (VIDEO)
1′ Pranë golit Roma me Kristante, tentativa e tij ishte e lehtë dhe shkoi ngjitur me shtyllën. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
MILAN (3-5-2): Menja; De Uinter, Gabia, Pavloviç; Salemakers, Riçi, Modriç, Fofana, Bartesagi; Nkunku, Leao.
Trajner: Masimiliano Alegri
ROMA (3-4-2-1): Svilar; Mançini, Hermozo, Ndika; Çelik, Kone, El Ajnaui, Ueslei; Sule, Kristante; Dibala.
Trajner: Xhan Piero Gasperini
PANORAMASPORT.AL








