Liverpuli ka vazhduar fitoret në Premier Ligë duke mundur 2-1 Totenhemin. Por kjo e sotmja ka qenë një fitore e dhimbshme për ekipin e Arne Slot.

Kjo ka të bëjë me Aleksander Isak, pasi sulmuesi suedez ka lënë fushën e lojës sapo shënoi golin që i dha avantazhin skuadrës së tij.
Ai ia doli që të gjente rrjetën, por njëkohësisht pësoi një faull nga Van de Ven i cili po mundohej ta pengonte të gjuante. Suedezi tregoi menjëherë se kishte probleme duke shtrënguar këmbën mes dhimbjeve dhe ndeshja u ndal për disa minuta pasi ai mori ndihmën e stafit mjekësor.
SHIH VIDEON
Në fund, Isak doli me këmbët e tij nga fusha e lojës, por mes dhimbjeve, duke u zëvendësuar menjëherë. Kësisoj, ai zgjati pak minuta në fushë, pasi kishte hyrë në fillimin e pjesës së dytë në vend të Bredlit i cili gjithashtu ishte dëmtuar në fraksionin e parë të ndeshjes.
Kjo është padyshim një situatë aspak e mirë për Liverpulin, duke llogaritur se ka shpenzuar rreth 150 milionë euro për sulmuesin, por nuk po arrin të ketë kontributin e tij siç do të dëshironte për shkak të dëmtimeve dhe formës që ka kaluar.
PANORAMASPORT.AL








