Shoferi i një autobusi që transportonte tifozë, është vrarë nga një grup ultrasish të skuadrës kundërshtare, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së basketbolli në Itali.
Vendi fqinj është tronditur nga kjo ngjarje, teksa mësohet se viktima transportonte tifozët e basketbollit të Pistoias. Ai u godit një tullë gjatë një sulmi nga tifozët e një ekipi tjetër pas një ndeshjeje të divizionit të dytë të dielën pasdite.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve “Ansa”, 65-vjeçari Raffaele Marianella, i cili punonte për kompaninë e transportit “Jimmy Travel”, humbi jetën kur autobusi që transportonte tifozët e Pistoias u sulmua nga tifozët e Rieti Sebastiani. Sipas raportimeve fillestare, një tullë u hodh në automjet, duke goditur Marianellën, e cila nuk ishte në timon në kohën e incidentit, por ishte ulur në sediljen e pasagjerit pranë kolegut të tij.
🔵 Caccia ai responsabili dell’assalto al bus dei tifosi del #Pistoia #Basket, ieri sulla superstrada Rieti-Terni: morto il secondo autista, colpito da un mattone che ha infranto il vetro del mezzo. Durante il match, vinto dalla squadra ospite, c’erano stati momenti di tensione pic.twitter.com/uWCrpQdy5o
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) October 20, 2025
Incidenti ndodhi në autostradën A2, pak jashtë qytetit qendror italian, ndërsa autobusi po nisej pas ndeshjes, e cila përfundoi me fitoren e Pistoias 88-73. Policia ka marrë në pyetje disa tifozë të Rietit si pjesë e hetimit për shkakun e saktë të vdekjes së shoferit. “Ky është një sulm tronditës. Është e papranueshme që dikush të humbasë jetën në këtë mënyrë”, tha Ministri i Sportit i Italisë, Andrea Abodi. Prokurori i Rietit, Paolo Auriemma, tha se është hapur një hetim për “vrasje me dashje”. “Janë intervistuar disa dëshmitarë, por deri më tani nuk është identifikuar asnjë autor i mundshëm”, tha ai.
Un gruppo di tifosi del Rieti ha assaltato il pullman della squadra avversaria del Pistoia Basket. Sassi e mattoni lanciati contro gli autisti, uno di loro, Raffaele Marianella ha perso la vita pic.twitter.com/DmXbam96L5
— Tg3 (@Tg3web) October 20, 2025









