VIDEO/ E kërkojnë me ngulm Interi dhe Milani, gafa e portierit bën xhiron e rrjetit

VIDEO/ E kërkojnë me ngulm Interi dhe Milani, gafa e portierit bën xhiron e rrjetit

Dec 20, 2025 | 17:56






























Noah Atubolu është një nga portierët më të vlerësuar në Gjermani, pasi që në një moshe të re ka arritur të sigurojë një vend stabël në rreshtimin e ekipit të Frajburgut.

dassadadsasdsadads

Kjo ka bërë që portierin ta shohin me interes klube shumë të njohura dhe prej javësh raportohet për monitorimin e vazhdueshëm të Interit dhe Milanit, që kërkojnë elementë të rinj cilësorë për të ardhmen. Megjithatë, ndeshja e sotme e Frajburgut ndaj Volfsburgut në transfertë nuk do t’i ketë lënë edhe shumë të kënaqur.

Në minutën e 49-të të ndeshjes, Atubolu bëri një gafë të rëndë duke i dhuruar topin Pejçinoviç të skuadrës kundërshtare që ishte afër tij, me sulmuesin që e “falënderoi” duke shtyrë sferën në rrjetë për golin e avantazhit 2-1, teksa pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit.

SHIH VIDEON

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top