Arbër Hoxha është dëmtuar në Kroaci, ndërsa Dinamo Zagreb po luante në transfertën e Goricës. Sulmuesi i Kombëtares po zëvendësohej në minutën e 85-të, kur gjyqtari Mateo Erceg nuk e lejoi. Më pas erdhi edhe dëmtimi absurd.

Ndërhyrja e Ognjen Bakiç ishte e rëndë ndaj Hoxhës, për këtë edhe u ndëshkua me karton të verdhë. Anësori i Kombëtares shqiptare la më pas fushën e blertë në minutën e 88-të duke qarë dhe në barelë.
Dinamo Zagreb fitoi në transfertë, edhe pse luajti nga minuta e 75-të me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Stojkoviç.
Pas zëvendësimit të Hoxhës, erdhi edhe goli i dytë që vulosi fatin e takimin me rezultatin 0-2. Në përfundim të 15 javëve, Dinamo Zagreb ngjitet në vend të parë me 1 pikë më shumë se Hajduk Split.
Momenti kur Arbër Hoxha po zëvendësohej dhe gjyqtari nuk e lejoi: (VIDEO)
Momenti i dëmtimit: (VIDEO)
Dalja me barelë: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL








