Nigeria nuk do të jetë pjesë e Botërorit 2026. Dje erdhi eliminimi i hidhur nga Republika Demokratike e Kongos, që fitoi përmes penalltive.

Trajneri i Nigerisë, Erik Chele, akuzoi për magji të zezë nga rivalët gjatë penalltive. “Gjatë gjuajtjeve të penalltive, një anëtar i stafit të Kongos bënte rite vudu (magji e zezë). Çdo herë… Çdo herë. Kjo është arsyeja pse isha pak nervoz pas tij”, u shpreh trajneri i nigerianëve.
Fakt është se Erik shkoi menjëherë drejt pankinës së rivalëve, pas eliminimit nga penalltitë. Megjithatë, të tjerë ndërhynë për të mos pasur përplasje fizike.
Për Nigerinë është një zhgënjim i madh. Ky skenar nuk ishte imagjinuar aspak para fillimit të kualifikueseve.
PANORAMASPORT.AL








