Juventusi duket se ka lënë pas krizën e rezultateve në Champions, teksa mbrëmjen e sotme mposhti qipriotët e Pafos, me rezultatin 2 me 0, duke u ngjitur në kuotën e 9 pikëve. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për bardhezinjtë e Spaletit.

Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë në harkun kohor të 6 minutave. Fillimisht ishte Mekeni që shënoi në minutën e 67-të, ndërkohë që suksesi u vulos nga Dejvid. Duelin e radhës “Zonja e Vjetër” e luan sërish në shtëpi ndaj Benfikës.
FT: JUVENTUS – PAFOS 2-0
Mekeni 67′, Dejvid 73′
GOLI I DEJVID: VIDEO
GOLI I MEKENIT: VIDEO
FORMACIONET ZYTARE
Juventus – Pafos

PANORAMASPORT.AL








