VIDEO/ Duel dramatik me 4 gola! Piza i rrëmben 1 pikë Milanit, Salemakers “djeg”… fitoren

VIDEO/ Duel dramatik me 4 gola! Piza i rrëmben 1 pikë Milanit, Salemakers “djeg”… fitoren

Oct 24, 2025 | 22:57






























Milani humbi një mundësi të artë për të thelluar avantazhin në krye të Serie A në katër pikë, pas një barazimi befasues 2-2 ndaj Pizës në “San Siro”, që pothuajse i dhuroi miqve fitoren e parë në histori në fushën e kuqezinjve.

milannnn

Në sekondat e fundit, Milani ishte shumë pranë përmbysjes, kur një depërtim spektakolar i Salemakers mund të kishte sjellë golin e fitores, por përpjekja e tij dështoi.

Pavarësisht barazimit zhgënjyes në një ndeshje ku pritej vetëm fitorja, Milani mbetet dy pikë përpara Interit në krye të tabelës, por me Interin, Napolin dhe Romën që mund ta arrijnë më vonë këtë fundjavë, ky rezultat ka një shije negative për kuqezinjtë.

Ndërkohë, Piza, edhe pse humbi një fitore historike në fund, tregon karakter dhe ngjitet një pozicion më lart, duke dalë nga vendi i fundit në klasifikim.

FT: MILAN-PIZA 2-2

Leao 7′, Athekame 90+3’/ Kuadrado 59′ (p), Nzola 86′

RASTI I ARTË I SALEMAKERS NË FUNDIN E SFIDËS: VIDEO 

GOLI I ATHEKAME: VIDEO 

GOLI I NZOLA: VIDEO 

GOLI I KUADRADOS ME PENALLTI: VIDEO 

PENALLTIA E PIZËS: VIDEO 

GOLI I LEAOS: VIDEO 

FORMACIONET ZYRTARE: 

MILAN (3-5-2): Maignan; De Winter, Gabbia, Pavlovic; Saelemaekers, Fofana, Modric, Ricci, Bartesaghi; Gimenez, Leao.

Në stol: Terracciano, Pittarella, Nkunku, Tomori, Athekame, Odogu, Sala. Trajner: Massimiliano Allegri.

PISA (3-5-2): Semper; Caracciolo, Albiol, Canestrelli; Touré, Akinsanmiro, Aebischer, Tramoni, Bonfanti; Nzola, Meister.

Në stol: Nicolas, Angori, Marin, Leris, Hojholt, Cuadrado, Buffon, Vural, Moreo, Calabresi, Piccinini, Denoon, Lorran. Trajner: Alberto Gilardino.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top