Bajern Mynh ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve, ku ka triumfuar me shifrat 3-1 për t’u kthyer në shinat e duhura pas hapit ta gabuar në ndeshjen e mëparshme përballë Arsenalit.

Skuadra e drejtuar nga Vinsent Kompani mundi Sporting Lisbonën në një ndeshje që e dominoi plotësisht, por në të cilën nuk munguan drithërimat. Bajerni nuk po gjente golin, por ia dhuroi një të tillë Sportingut në pjesën e dytë pasi Kimish shënoi autogol në portën e Nojer.
Një autogol që shërbeu si zgjim për bavarezët të cilët brenda 10 minutash kthyen gjithçka me Gnabri e Karl, ndërsa më pas vulosën suksesin me Tah për të marrë tre pikë shumë të rëndësishme.
BAJERN MYNIH-SPORTING 3-1
65′ Gnabri, 69′ Karl, 77′ Tah / 54′ (ag) Kimish
Goli i Tah (VIDEO)
Goli i Karl (VIDEO)
Goli i Gnabri (VIDEO)
Autogoli i Kimish (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE

PANORAMASPORT.AL








