VIDEO/ Driblim spektakolar dhe gjuajtje perfekte, sulmuesi i harruar nga Silvinjo tund rrjetën në Belgjikë

VIDEO/ Driblim spektakolar dhe gjuajtje perfekte, sulmuesi i harruar nga Silvinjo tund rrjetën në Belgjikë

Nov 30, 2025 | 21:25






























Arbnor Muja është kthyer të lërë shenjë në futbollin belg, teksa sot ka shënuar golin e dytë personal në kampionat me fanellën e St. Truiden, klub të cilit iu bashkua gjatë merkatos së verës.

bandicam 2025-11-30 20-53-38-371

Në transfertën e vështirë përballë Gent, Muja ishte ai i cili solli barazimin e përkohshëm të ndeshjes në minutën e 59 të saj. Ai nisi një goditje këndi të shkurtër dhe pastaj mori përsëri pasimin, duke depërtuar në zonë nga e majta në mënyrë perfekte, për të gjetur hapësirën e goditjes që shkoi në rrjetë në shtyllën e parë.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i dytë i Mujës në këtë kampionat, në 9 ndeshje që ka luajtur anësori i Kombëtares shqiptare. Ai ishte pjesë e kuqezinjve në rrugëtimin e tyre drejt Euro 2024, por nuk u ftua në fazën finale dhe është lënë në harresë praktikisht nga Silvinjo që pas asaj arritje historike.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top