VIDEO/ Çudia te “Lojtari i vitit të Kombëtares”, mes votuesve “harrohen” Muçi dhe zbulimi i edicionit

VIDEO/ Çudia te “Lojtari i vitit të Kombëtares”, mes votuesve “harrohen” Muçi dhe zbulimi i edicionit

Dec 16, 2025 | 8:10






























Mbrëmja gala e organizuar nga FSHF për “Topin e Artë”, ka shërbyer edhe për të dhënë disa çmime për futbollistët e ekipit Kombëtar. Një prej tyre ishte “Lojtari i Vitit i Kombëtares”, që zgjidhej nga vetë futbollistët kuqezi.

bandicam 2025-12-15 20-31-41-929

FSHF prezantoi një video ku shfaqeshin me radhë futbollistët të cilët votonin për një nga shokët e tyre në ekipin Kombëtar, teksa në fund emri i përzgjedhur ishte ai i Berat Gjimshitit i cili mundi në këtë votim Myrto Uzunin.

Ajo që bie në sy është se në listën e atyre që nuk hodhën votën e tyre, për arsye të pashpjeguara, janë emra të njohur të Kombëtares shqiptare. Ernest Muçi nuk ka qenë pjesëmarrës në votime këtë radhë, ose nuk ka shprehur votën e tij. Por mungon edhe një emër si Julian Shehu, i cili ka lënë shenjë në edicionin e kualifikueseve të Botërorit duke qenë padyshim zbulimi i tij.

Gjithashtu lojtarë që nuk kanë votuar, por që kanë qenë vazhdimisht pjesë e ekipit janë Marash Kumbulla, Taulant Seferi, Elhan Kastrati apo edhe Alen Sherri i cili ishte në sallë përkah shokëve të ekipit Kombëtar.

SHIH VIDEON

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top