Anis Mehmeti ka gjetur golin e radhës me Bristol Sitin në Angli. Për të është e rrallë që të shënojë me kokë, por ia doli pikërisht sot në transfertën e Portsmuth.

Goli i Mehmetit vulosi rezultatin 0 me 1 në pjesën e parë. Ishte minuta e 17-të, kur shfrytëzoi momentin e duhur pas krosimit.
Sulmuesi shqiptar po kalon një formë të shkëlqyer prej dy sezonesh, megjithatë Silvinjo nuk e llogarit nga viti 2023. Në përfundim të 18 javëve të Championship, Bristol Siti vijon të synojë Premier Ligën.
Vetë Mehmeti po i udhëheq. Deri tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhuruar po aq asistime, duke qenë kontribuesi i dytë më i mirë i ligës(gola+asist).
Goli i Anis Mehmetit: (VIDEO)
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL








