VIDEO/ Çmenduri në frymën e fundit, Barcelona fiton falë kapitenit para supersfidës me Real Madridin
Barcelona ka fituar ndeshjen e javës së nëntë të La Ligës përballë Gironës. Triumfi erdhi në frymën e fundit, falë golit të kapitenit Arauho.

Barcelona kaloi e para në avantazh me golin e Pedrit. Girona që ndodhet në zonën e ftohtë vendosi baraspeshën në pjesën e parë, ndërsa autor i golit ishte Uitsel.
Çmenduria ishte ruajtur për në fund. Arauho gjeti golin pikërisht në minutën e 93-të.
Barcelona merr kështu 3 pikë të arta. Përpara është supersfida me Real Madridin.
BARCELONA 2-1 GIRONA
Goli i Pedrit: (VIDEO)
Goli i Uitsel: (VIDEO)
Goli i Arauhos: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








