Çelsi ka siguruar një fitore të rëndësishme për ecurinë në kampionat, duke mundur në transfertë Notingem Forestin me shifrat 3-0.

Bluve u është dashur një start i vrullshëm i pjesës së dytë, kur erdhën menjëherë gola të Açeampong dhe Neto, për të vënë ndeshjen në shinat e duhura, ndërsa goli I Xhejms në minuta e fundit vulosi një sukses 3-0.
Kësisoj, Çelsi kthehet mes pretendentëve për zonën Champions, ndërsa Notingem Forest vazhdon të mbetet pranë zonës së ftohtë të klasifikimit, me trajnerin Ante Postecoglu të cilit i afrohet gjtihnjë e më shumë shkarkimi, pavarësisht dëshirës së pronarit grek për ta mbajtur në stol.
Goli i Açeampong (VIDEO)
Goli i Neto (VIDEO)
Goli I Xhejms (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








