Armando Broja ka parë sot përsëri fushën e lojës në Premier Ligë, thuajse një muaj pas herës së fundit kur kishte luajtur në kampionatin anglez të futbollit.

Minutat e fundit të sulmuesit të Kombëtares shqiptare me klubin e tij kishin qenë përballë Aston Vilës më 5 tetor, teksa sot është kthyer të luajë disa minuta në duelin ku Bërnli priti kryesuesit e Premier Ligës, Arsenalin.
Ai u aktivizua në minutën e 76-të të duelit, kur rezultati ishte 2-0 për Arsenalin, por sa ishte në fushë nuk mund të ndihmonte skuadrën e tij në repartin e avancuar, duke qenë vetëm 1 herë në kontakt me topin në minutat ku ishte në fushë.
PANORAMASPORT.AL








