VIDEO/ Binjaku që Silvinjo nuk ka ftuar ende vazhdon të shënojë, vjen i pesti i sezonit në kampionatin italian

VIDEO/ Binjaku që Silvinjo nuk ka ftuar ende vazhdon të shënojë, vjen i pesti i sezonit në kampionatin italian

Nov 8, 2025 | 17:01






























Stiven Shpendi vazhdon të presë një ftesë nga trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo, pasi nuk ka pasur ende mundësinë të veshë fanellën kuqezi, ndryshe nga vëllai i tij binjak, Kristian. Por ndërkohë, sulmuesi vazhdon të shënojë në mënyrë të rregullt në Serinë B me fanellën e Empolit.

bandicam 2025-11-08 16-53-12-714

Sulmuesi ka tundur rrjetën edhe në ndeshjen e sotme mes skuadrës së tij dhe Katanzaros në Serinë B, duke transformuar saktësisht një penallti në minutën e 59-të të takimit.

SHIH VIDEON

Ai u tregua i akullt nga pika e bardhë duke çuar me qetësi topin në rrjetë për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij që ishte goli i tij i pestë në këtë edicion në Serinë B.

Kësisoj, ai ka kaluar përkohësisht dyshen tjetër shqiptare që përbëhet nga vëllai i tij dhe SIlvio Merkaj, të cilët janë ndalur në kuotën e 4 golave për momentin në këtë kampionat.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top