VIDEO/ Belgjika shtyn përsëri biletën e Botërorit, barazimi ndaj ekipit të vogël lë grupin të hapur… në teori

VIDEO/ Belgjika shtyn përsëri biletën e Botërorit, barazimi ndaj ekipit të vogël lë grupin të hapur… në teori

Nov 15, 2025 | 18:09






























Belgjika ka shtyrë përsëri sigurimin e biletës për pjesëmarrjen në Botërorin 2026, pasi nuk ia ka dalë të fitojë në transfertë përballë Kazakistanit, duke rrezikuar shumë përballë vendasve.

bandicam 2025-11-15 18-01-23-549

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez, e ka parë veten në disavantazh që në minutat e parë pas golit të Satpaev për vendasit dhe e kishte të vështirë të çante mbrojtjen e ngjeshur të tyre. Ajo ia doli gjithsesi që të barazonte më anë të Vanaken në startin e pjesës së dytë.

Por ndonëse kërkoi me çdo kusht një tjetër gol për të mbyllur diskutimet e kualifikimit, ajo nuk shënoi dot më, duke e mbyllur me vetëm një pikë ndeshjen e parafundit të saj. Gjithsesi, ngushëllim për të është fakti se i mjafton fitorja në ndeshjen në shtëpi ndaj Lihtenshtejnit të martën që të sigurojë biletën për në fazën finale të turneut.

Goli i Satpaev (VIDEO)

GOli i Vanaken (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top