VIDEO/ Barazim dramatik ndaj Sandërlendit të Xhakës, Arsenali fillon të lëshojë terren në Premier Ligë! Broja merr minuta para Kombëtares

VIDEO/ Barazim dramatik ndaj Sandërlendit të Xhakës, Arsenali fillon të lëshojë terren në Premier Ligë! Broja merr minuta para Kombëtares

Nov 8, 2025 | 21:01






























Barazim dramatik me shifrat 2 me 2 mes Sandërlendit të Granit Xhakës dhe kryesuesve të Arsenalit. “Topçinjtë” kanë filluar të lëshojnë disi terren, duke i dhënë një asist kështu ndjekësve të Mançester Sitit, për të ngushtuar diferencën.

arsenal

Vendasit e Sandërlendit kaluan të parët në avantazh në minutën e 36-të me qëndërmbrojtësin Ballard. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0. Ndërkohë në minutat 54 dhe 74, Arsenali përmbysi përkohesisht shifrat me Saka dhe Trosard.

Kur u mendua që dueli do të mbyllej me triumfin e skuadrës së Artetës, ishte Brobei, i cili në minutën e 90+4, shënoi golin e barazimit.

Falë këtij barazimi, Sandërlend mban vendin e tretë me 19 pikë, ndërkohë që Arsenali kryeson me 26 pikë, 7 më shumë se Siti që ka një ndeshje më pak.

Në duelet e tjera të pasdites së sotme në Premier Ligë, Bërnli i Armando Brojës u mposht me rezultatin 3 me 2 ndaj Uest Hemit. Sulmuesi shqiptar u kativizua në minutën e 71-të të sfidës. Një lajm pozitiv ky para grumbullimit të Brojës me Kombëtaren.

Në duelin tjetër të orës 16:00, Evertoni mposhti në shtëpi Fulhemin me rezultatin 2 me 0.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top