Duket se vitet e lumtura mes pretendentëve në Serinë A kanë mbaruar për skuadrën e Atalantës, fati i të cilës duket se ka ndryshuar plotësisht me largimin e Xhampiero Gasperinit nga drejtimi i klubit bergamask dhe me afrimin e Ivan Juriç në vendin e tij.

Ndërsa Gasperini ka shkuar te Roma dhe e ka kthyer menjëherë në pretendente, nën drejtimin e Juriç, skuadra ku bën pjesë Berat Gjimshiti, pak nga pak po kthehet në normalitetin e viteve të mëparshme, kur ishte një ekip i mesit të tabelës që luftonte për të mos u përfshirë në luftën për mbijetesë.
Sot, Atalanta është mundur nga Udineze me rezultatin 1-0, falë një goli të Zaniolos në pjesën e parë, duke shënuar ndeshjen e parë pa pikë të këtij sezoni.
SHIH VIDEON
Një rezultat që lë bergamaskët për momentin në vendin e 11 në renditje me vetëm 13 pikë në 10 ndeshje të luajtura, ku vetëm në 2 prej tyre ka regjistruar fitore, ndërsa në 7 të tjera është ndalur në barazim.
PANORAMASPORT.AL








