Leçe është në avantazh të dyfishtë përballë Torinos, pas 22 minutave lojë. Protagonist është Medon Berisha për Leçen, pasi asistoi dy gola për tre minuta.
Fillimisht në minutën e 20-të dhe më pas në minutën e 22-të. Goli i dytë u konfirmua edhe nga VAR. Kulibali dhe Banda përfituan nga topat që dha Berisha.
Nga minuta e parë për Torinon luan Kristjan Asllanin. Në anën tjetër Berisha është krah Ylber Ramadanit te Leçe.
22-vjeçari është një prej talenteve që i është afruar Kombëtares në vitet e fundit. Berisha megjithatë nuk mori asnjë minutë në kualifikueset e Botërorit 2026. Trajneri Silvinjo e preferoi vetëm për sfidat miqësore gjatë kësaj kohe.
Asisti i parë i Medon Berishës: (VIDEO))
Asisti i dytë i Medon Berishës: (VIDEO) (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL









