VIDEO/ Asllani i bën nder Interit, Torino e tij mund Napolin falë golit që nuk u festua

VIDEO/ Asllani i bën nder Interit, Torino e tij mund Napolin falë golit që nuk u festua

Oct 18, 2025 | 20:09






























Napoli ka frenuar në rrugëtimin e kreut të renditjes, pasi ka pësuar humbjen e dytë në kampionat, i mposhtur në transfertë nga Torino e Kristjan Asllanit.

torino asllani

Një humbje 1-0, por që mund të peshojë shumë moralisht për kampionët në fuqi të Serisë A të cilët kanë ngadalësuar hapin dhe mund të lejojnë kundërshtarët si Inter e Milan t’i afrohen.

Ndeshja në të cilën Kristjan Asllani ishte titullar dhe la fushën e lojës në minuta e fundit për t’i bërë vend Ardian Ismajlit, u vendos nga një gol i vetëm, i shënuar nga Xhovani Simeone. Ky i fundit nuk festoi, përkundrazi, kërkoi ndjesë që kishte tundur rrjetën përballë ish-skuadrës së tij, nga e cila u largua gjatë verës.

Goli i SIMEONES (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

 

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top