VIDEO/ “Armiqësia e Ruhrit” shkakton kaos në Gjermani, mbi 300 tifozë të Dortmundit dhe Schalkes përleshen në stacionin e trenit

VIDEO/ “Armiqësia e Ruhrit” shkakton kaos në Gjermani, mbi 300 tifozë të Dortmundit dhe Schalkes përleshen në stacionin e trenit

Nov 2, 2025 | 18:01






























Urrejtja ndaj rajonit të Ruhrit dhe armiqësia “e thekur” midis tifozëve të Schalke dhe Dortmund, janë të njohura prej dekadash në Gjermani.

gjermani tifozet

Edhe pse të dy ekipet nuk garojnë në të njëjtën divizion, kjo nuk i pengoi tifozët e tyre të përlesheshin në… Këln, siç njoftoi policia federale.

Më konkretisht, incidenti në fjalë ndodhi herët në mëngjes të shtunën, në një nga stacionet më qendrore të trenit të Këlnit. Tifozët e Dortmundit që udhëtonin nga ndeshja jashtë fushe kundër Augsburgut, po prisnin për të vazhduar udhëtimin e tyre kur tifozët e Schalke që po shkonin në Karlsruhe, zbritën nga platforma.

Përplasja e pafat u shndërrua shpejt në një përleshje të dhunshme midis tifozëve të dy grupeve. Rreth 340 persona morën pjesë në këto incidente dhe ndërhyrja e menjëhershme e policisë ishte e nevojshme për të parandaluar më të keqen, duke i shtyrë tifozët e zemëruar përsëri drejt vagonëve.

Sipas policisë, nuk u bënë arrestime, një oficer policie u plagos, ndërsa hetimi nga autoritetet është duke vazhduar.

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top