Thomas Strakosha ishte vendimtar dje për AEK-un, që fitoi 2 me 3 në derbin ndaj Panathinaikos. Portieri i Kombëtares priti penalltinë e goditur nga polaku Sviderski në pjesën e parë, për të mbajtur AEK-un në avantazh.

Pas ndeshjes, presidenti i AEK-ut shkoi në dhomën e zhveshjes dhe takoi fillimisht Strakoshën. Më pas Marios Iliopulos mbajti edhe fjalimin e zakonshëm, ndërsa dha premion 200 mijë euro për suksesin e arritur.
“Duhet të vazhdojmë kështu. Dhe duhet të bëjmë njësoj edhe në Europë. Na nevojitet, e meritojmë, ju e meritoni, trajneri e meriton, të gjithë e meritojnë. Duhet të tregojmë këtë performancë në Europë. 200 mijë…”, u shpreh presidenti i AEK.
Fjalimi nga dhoma e zhveshjes: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL








