Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Vesa Vllasaliu dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, raportohet se së shpejti do të të bëhen prindër për herë të parë.
“Prive” raporton se prej ditësh qarkullon lajmi se Vesa është shtatzënë, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe gjinia e foshnjës.
Çifti, i cili njihet për ruajtjen e privatësisë dhe distancimin nga vëmendja mediatike, thuhet se ka organizuar një “gender reveal” larg syrit të publikut, ku të pranishëm kanë qënë vetëm familjarët dhe miqtë e afërt.
Ndonëse ata nuk ndanë pamje nga momenti emocional, burime të sigurta për Prive konfirmuan se Vesa dhe Mirlindi janë në pritje të një vajze.
Kujtojmë se dyshja konfirmoi lidhjen në përvjetorin e tyre. Ishte vetë Vesa ajo e cila publikoi fotot e një buqete gjigante me trëndafila të kuq të dhuruara nga Daku, ndërsa ndau edhe disa foto teksa ata putheshin para pasqyrës.
Vesa është parë shpesh duke e përkrahur Dakun në ndeshje të ndryshme, përfshirë edhe në stadiumin “Air Albania”, gjatë përballjeve të tij.


















