Vendore 2027/ KQZ nis punën dhe ‘vendos kohë’, letër 61 bashkive të përcaktojnë qendrat e votimit: Keni 10 ditë afat


Vendore 2027/ KQZ nis punën dhe 'vendos kohë', letër 61

foto ilustruese-kqz

TIRANË- Rreth një vit larg zgjedhjeve vendore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nisur përgatitjet për procesin elektoral. Përmes një shkrese zyrtare, KQZ iu drejtohet 61 bashkive në vend dhe kërkon prej tyre të përcaktojnë qendrat e votimit.

KQZ iu rikujton Bashkive se, sipas Kodit Zgjedhor ato duhet të vendosen në ambiente publike, kryesisht shkolla, qendra komunitare ose institucione shtetërore. Ambienti duhet të jetë i aksesueshëm, të garantojë neutralitet politik, qetësi dhe siguri gjatë procesit të votimit.

Sipas shkresës, KQZ u ka lënë bashkive një afat prej 10 ditësh nga marrja e shkresës për të dorëzuar listën e propozuar të ambienteve, së bashku me vlerësimin teknik përkatës dhe masat për përmirësim.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjeve për administrimin e procesit zgjedhor dhe në mbështetje të detyrimeve të përcaktuara në Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, ju rikujton rëndësinë e garantimit të standardeve ligjore për ambientet ku vendosen Qendrat e Votimit (QV).

Sipas Kodit Zgjedhor, Qendrat e Votimit duhet të vendosen në ambiente publike, kryesisht shkolla, qendra komunitare ose institucione shtetërore. Ambienti duhet të jetë i aksesueshëm, të garantojë neutralitet politik, qetësi dhe siguri gjatë procesit të votimit. Ambientet e QV-ve duhet të sigurojnë hapësirë të mjaftueshme për dhomat e fshehta, vendosjen e kutive, pajisjet teknologjike, mjedise të aksesueshme për persona me aftësi të kufizuara, ndriçim të përshtatshëm dhe kushte infrastrukturore që garantojnë siguri dhe fshehtësi të votës.

Bashkitë duhet të vënë në dispozicion të KQZ-ve listën e ambienteve publike të mundshme, të sigurojnë gjendjen funksionale të tyre dhe të bashkëpunojnë për çdo modifikim të nevojshëm.Ju kërkojmë që brenda 10 ditëve nga marrja e kësaj shkrese të përcillni listën e ambienteve publike të propozuara për QV të cilat kanë votues me aftësi ndryshe / me aftësi të kufizuara, vlerësimin teknik dhe masat për përmirësim nëse është e nevojshme.” thuhet në shkresën që mban firmën e kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi.

Siç shihet edhe në dokumentin e publikuar nga ëebLajm, kërkesa u është dërguar 61 bashkive të vendit, me firmën e kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi.

Vendore 2027/ KQZ nis punën dhe 'vendos kohë', letër 61

shkresa e kqz per bashkite

Zgjedhjet 2027 janë për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit vendor në Shqipëri, ku qytetarët do të votojnë kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiakë në të gjithë vendin. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top