VENDIMI/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës, lirohen nga detyra prefektët e Durrësit dhe Korçës, ja kush i zëvendësom


VENDIMI/ Erlind Sulo emërohet zv.ministër i Infrastrukturës,

Foto ilustruese

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka zhvilluar mbledhjen e radhës, 21 janar, ku ka marrë një sërë vendimesh të rëndëishme. Krah tyre, Këshilli ka miratuar emërime dhe lirime nga detyra në institucione të rëndësishme shtetërore (minitri, prefektura dhe institucione qendrore).

-Sipas njoftimit, Erlind Sulo është emëruar zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

-Gjithashtu, Këshilli ka liruar nga liruar nga detyra prefektura e  Durrësit, Emiljan Jani dhe në vend të tij qeveria ka emëruar Adrian Gurra. Nga detyra është liruar edhe prefekti i Korçës, Nertil Jole dhe në vend të tij emërohet Florinda Zegullaj. Me vendim të Këshillit, Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, të lirohet nga detyra.

-Qeveria ka vendosur edhe lirimin nga detyra të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi arsyet apo pasardhësin e tij.

-Ndryshime të tjera janë miratuar edhe në fushën e sportit, ku janë përcaktuar kriteret dhe procedurat e shpërndarjes së grantit nga buxheti i shtetit.

-Qeveria ka vendosur shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë.

-Në sektorin energjetik, Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centrali eolik në njësinë administrative Mollaj, Bashkia Korçë, si dhe ndërtimin e një centrali fotovoltaik në Vlashaj, njësia administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë.

Njoftimi: 

Këshilli i Ministrave vendosi:

– Miratimin e financimit të shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2026.

– Përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të shpërndarjes së grantit për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, Komitetin Paralimpik Kombëtar Shqiptar; Organizatën Kombëtare Antidoping; Federatat sportive olimpike; Fondacionet sportive, me themelues institucionet publike përgjegjëse në fushën e sportit;

*Ky vendim ka si objekt përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të shpërndarjes së grantit nga buxheti i shtetit, në formë transferte, për organizatat sportive, si më poshtë vijon:

a) Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar;
b) Komitetin Paralimpik Kombëtar Shqiptar;
c) Organizatën Kombëtare Antidoping;
ç)  Federatat sportive olimpike;

d) Fondacionet sportive, me themelues institucionet publike përgjegjëse në fushën e sportit;
dh) Këshillin e Arbitrazhit Sportiv.
– Vendim për planin vjetor të pranimit për vitin 2026 në institucionet e Administratës Shtetërore, pjesë të Shërbimit Civil

*Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2026 është gjithsej 1067 (një mijë e gjashtëdhjetë e shtatë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 11;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 99;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 205;
ç) Për kategorinë ekzekutive  752.

– Vendim për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në bashkitë:

– Dibër

– Memaliaj

– Tepelenë

– Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike eolike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Mollaj, Bashkia Korçë, Qarku Korçë, nga bashkimi i përkohshëm i shoqërive “ALBPOëER”, sh.p.k., “FAVINA”, sh.p.k., dhe “FAVINA 1”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

– Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në Vlashaj, njësia administrative Shupenzë, Bashkia Bulqizë, Qarku Dibër, nga shoqëria “GERTI”, sh.p.k.,

Njëherësh u miratuan dhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore:

– Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

– Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

– Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë.

Poll



Source link

Scroll to Top